Fahriye Evcen një muaj pas lindjes së djalit i rikthehet punës…

Showbiz

Ka kaluar rreth një muaj nga dita që djali i aktorëve Fahriye Evcen dhe Burak Bzcivit lindi. Lajmi i bukur u nda menjëherë në media dhe pritja për foton e parë të Karan vazhdon. Edhe pse Fahriye sapo është bërë nënë, nuk e le pas punën. As puna nuk e le atë. Një kompani lentesh e njohur në botën arabe ka nënshkruar një kontratë me aktoren turke që ajo te jetë imazhi zyrtar i saj. Meqenëse fansat e Fahriye janë të panumërt , por edhe portreti i saj është perfekt për një spot publicitar, ata kanë pranuar të paguajnë plot 1 milion lira turke ose rreth 147 mijë euro bukuroshen Fahriye, vetëm që ajo të prezantojë lentet nën emrin e tyre.