‘Fama nuk vjen në pjatë floriri’: Gashi tregon realitetin e VIP-ave!

Showbiz

Prej 27 prillit Gashi ka nisur një turne veror në disa nga vendet më të rëndësishme të Amerikës dhe jo vetëm. Deri më tani çdo koncert i tij ka rezultuar një sukses i vërtetë, gjë që tregon se fama e Gashit sa vjen dhe shtohet.Ditën e sotme reperi me origjinë shqiptare ka treguar se fama arrihet me shumë punë, gjë që njerëzit e tjerë nuk e vënë re asnjëherë. Sipas tij të tjerëve mund t’ju duket shumë e bukur jeta që bën, por e vërteta është shumë më ndryshe.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke udhëtuar me makinë dhe përkrah saj ka shkruar: “Njerëzit shikojnë paratë, prozhektorët dhe çdo gjë tjetër që vjen me muzikën…por nuk e shikojnë se sa fort punojmë për të arritur të gjitha këto…sa shumë ditë qëndrojmë pa parë familjen tonë”. Fama nuk vjen asnjëherë në pjatë floriri dhe Gashi sapo e vërtetoi këtë gjë. Kujtojmë se reperi me origjinë shqiptare ka gati një dekadë që është pjesë e industrisë së muzikës, por vetëm vitet e fundit ka arritur të bëhet i njohur në gjithë botën.