Flet babai i Stresit: Ja kurthi që i ngritën!

Showbiz

lushaj12
Dy javë më parë, reperi i njohur u arrestua nga policia nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. Arkimed Lushaj (Stresi) u gjet në dhomën e një hoteli, ku bashkë me të ndodhej edhe një vajzë. Por, kjo vajzë nuk ishte e fejuara e tij Kejsi. Së fundmi, babai i tij, ka ridhënë versionin e tij të ngjarjeve përsa i përket asaj dite.

salilushastresi

“Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai flinte gjithmonë në dhomën 3, ata i sugjeruar një tjetër dhomë. Ndërsa përsa i përket vajzës, ajo ishte thjesht një fanse që donte foto. Sapo fansja i ka kërkuar fotografi, as një minuta ka hyrë policia. E fejuara e tij e di kush është Arkimedi dhe nuk i beson aspak kësaj historie që kanë trilluar për të. Ajo është çdo ditë pranë familjes sonë,” ka thënë ai.