‘Forbes’ e vlerëson Kylie Jenner si një nga femrat më të pasura, fansat dyshojnë tek artikulli!

Showbiz

kylie vile
Një ditë më parë revista “Forbes” publikoi kopertinën e muajit gusht dhe kryefjala e tij ishte 20-vjeçarja Kylie Jenner.Prestigjiozja amerikane e radhit Kylien në krye të listës së femrave më të pasura, me pasuri 900 milionë dollarë. Kështu Jenner ja ka kaluar edhe Marck Zuckerberg, që më i pasuri në botë u bë në moshën 23-vjeçare falë krijimit të”facebook”. Por sot, ky lajm ka shkaktuar një debat në rrjetet sociale, pasi në artikullin e “Forbes” lexohej ndër rreshta se Kylie nuk ka trashëguar asgjë nga familja.

kylie forbes
“Mirëserdhët në epokën ekstreme të famës”, shkruajnë ndjekësit e Kylie-t në rrjetet sociale“Është e lehtë të bëhesh miliarderë 20 vjeç kur t’i ke një familje miliardere”,- shkruan një tjetër.“Unë miliardere që pasurinë e ka ngritur vetë, mund ti them Oprah Winfreyt, që është rritur në një shtëpi të vogël në Misisipi por kurrsesi Kylie”,- shkruan një fanse. Të tjerë, kritikojnë “Forbes” për këtë kryeartikull, sipas tyre të blerë nga nëna e Kylit, Kriss Jenner.