Oferta e çmendur për Burak Ozçivit: Hoteli në Katar kërkon emrin e tij!

Dashuri e pafund

buraku hotel
Aktori i njohur turk së shpejti do të jetë imazhi i një hoteli të ri i cili do të hapet në Katar. Hoteli do të mbajë emrin e tij dhe vetëm për këtë gjë, atij i janë ofruar 400 mijë dollarë. Kontrata pritet të finalizohet së shpejti, ndërkohë që ndërtimi i hotelit ka filluar tashmë. Fama e tij e ka kaluar prej kohësh territorin turk e duket se tashmë ai është kthyer ndër personazhet e preferuara edhe në Lindjen e Mesme.

burak ozcivi 124603HU

Mahara quhet kompania e restoranteve dhe hoteleve e cila ka kontakuar Burak, për t’i kërkuar të drejtat e përdorimit të emrit të tij. Nëse gjithçka shkon siç duhet, inagurimin e hotelit do e bëjë vetë Burak. Hoteli do të mbajë emrin e tij dhe do njihet kudo me imazhin e Burak.Ndërkaq, ai do të jetë gjithashtu edhe imazhi i qëndrës tregtare që ka biznesmeni arab që e ka kontaktuar. Burak do të bëjë reklama për veshjet e qëndrës dhe do të paguhet 2.5 milion paund në vit. Kontrata deri më tani thuhet të jetë 2 vjeçare, vetëm për reklamimin e rrobave.