Burak Ozçivit nuk kursehet aspak: Shpenzimet marramendëse për bebin sapo kanë filluar!

Dashuri e pafund

burakdaaa
Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen pritet të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Kemi folur shpesh rreth ndryshimit që ka sjellë kjo shtatzëni në jetën e çiftit, duke filluar që nga rregullat strikte të Fahriye e deri tek debatet se ku duhej të lindtte fëmija. Por, për një gjë janë të dy dakord.

burak ozcivi 004956BA

Përsa i përket shpenzimeve, ata nuk do kursehen aspak që fëmija i tyre të ketë çdo gjë të nevojshme. Burak dëshiron që bebi të ketë një të ardhme të sigurtë dhe që pa lindur ende, ai ka hapur një llogari bankare për të. Mësohet se aktori ka vënë në llogarinë e tij plot 1 milion paund. Pra, edhe pse bebi nuk ka lindur akoma, që tani ai është zyrtarisht milioner.