Çfarë ka ndodhur me Asunë? – Fansat përgjigjen!

Dashuri e pafund

yetr

Në serialet e transmetuara në Tring shpesh herë, personazhet gjenden në udhëkryqe dhe fati i tyre vihet në pikëpyetje. Ç’do të ndodhë me ta? Fansat të cilët i ndjekin serialet rregullisht kanë gjithmonë një përgjigje.

Të pyetur javën e kaluar mbi Asunë nga “Dashuri e pafund”, ata kanë dhënë mendime të ndryshme. Disa prej tyre mendojnë se Asuja nuk jeton më, është vrarë apo mund të ketë vrarë veten. Disa të tjerë mendojnë se atë e kanë rrëmbyer. Megjithatë, pjesa më e madhe e fansave janë të mendimit se Asu as nuk është vrarë e as nuk e kanë rrëmbyer, por e gjithë zhdukja e saj është një lojë e krijuar nga vet Asu. Ajo ka bashkëpunuar me Tufanin për të futur në kurth Kemalin dhe Nihanin.

Por cila është e vërteta? Atë do të mund ta mësojmë sot në tre episodet premierë të cilët mund t’i ndiqni në orën 21:00 në Jolly HD, ekskluzivisht në Tring.

Tring organizon për të gjithë ndjekësit e rregullt të programacionit një sërë kuicesh dhe pyëtësorësh. Nëse doni edhe ju të merrni pjesë, klikoni këtu!