Çfarë ndodhi me projektin e Burak në Brazil? Aktori shokon me përgjigjen e tij!

Dashuri e pafund

buraknuj

U njoftua para disa javësh se Burak Ozcivit kishte marrë një propozim të majmë nga një kompani filmash dhe serialesh në Brazil. Gjithashtu, u tha se producenti Roberto Irineu Marinho ishte në pritje të një përgjigjeje pozitive nga aktori i “Dashuri e pafund”. Mesa duket një lajm i tillë nuk paska qenë i vërtetë!

I ftuar në ditëlindjen e mikut të tij, aktorit Ugur Aslan, gazetarët e pyetën Burak nëse do ta pranonte apo jo propozimin nga kompania braziliane. Përgjigja e tij ka qenë vërtetë shokuese. “Unë e mësova nga ju se kisha një ofertë nga Brazili” – ka thënë aktori, duke nënkuptuar kështu se lajmi është i trilluar.