Neslihan dhe Kadir ndërmarrin një hap të rëndësishëm në jetë, pas dasmës çifti është gati për…

Dashuri e pafund

neslihaniatagu

Aktorja protagonist e telenovelës “Dashuri e pafund” i dha fund beqarisë vitin e kaluar e mesa duket fill pas këtij hapi ajo dhe bashkëshorti i saj janë gati të ndërmarrin një tjetër. Në një intervistë për mediat turke aktorja ka thënë se tashmë është koha e duhur për tu bërë nënë. Ndërsa e pyetur se sa i ndikon bashkëshorti i saj në karrierë, ajo tha se të dy përpiqen ta udhëzojnë njëri-tjetrin në mënyrë korrekte.

“Unë u besoj shumë mendimeve të Kadirit. Sigurisht, edhe ai më beson mua. Të dy përpiqemi ta udhëzojmë njëri-tjetrin në mënyrë korrekte.
Jemi vazhdimisht në kontakt dhe na pëlqen shumë të flasim e bisedojmë. Na pëlqen shumë t’i hapemi njëri-tjetrit dhe të ndajmë sa më shumë me njëri-tjetrin” ka thënë Atagul.