Demet Ozdemir refuzon komeditë romantike, «Pres diçka tjetër»

Dhoma 309

demetojhujyh

Ylli i serialit “Dhoma 309” është në një fazë qetësie këtë periudhë si në aspektin profesional ashtu edhe në jetën private. Ajo sapo është ndarë nga futbollisti Ogyzhan Ozjakup me te cilin siç po dukej po kalonin një periudhë shumë të bukur, por sezoni sportiv i tij, bëri që çifti të ndahej. Megjithatë sipas Demet ajo është shumë mirë, shumë e qete dhe nuk ka asgjë që i mungon. Nga ana tjeter, sa i perket karrierës së saj si aktore, ajo po mendon qe t’i rikthehet projekteve në shtator dhe të bëjë pushim gjatë këtyre muajve. Arsyeja kryesore është sepse po pret për një projekt ndryshe nga ato tek të cilat ka marrë pjesë deri më tani. “Kam punuar për komedi romantike këto 5 vjet dhe dua që të punoj me diçka tjeter tani” ka thënë aktorja. Ndaj po i jep kohë vetes deri në një ofertë më interesante për të.

1

1

1

1

1