Kush e dinte që Burcu Biricik qënka kaq e shkathët?

Flakë pasioni

burcujunfkdg
Burcu Biricik, aktorja të cilën e njihni nga seriali “Flakë pasioni” së fundmi është duke xhiruar një film të ri. Në këtë film, Burcu ka patur jo pak sfida. Duke filluar që nga kërcimi në lartësi në litar, e deri tek skenat deri diku aksion, roli i saj i ri përmban plot risi të cilat nuk i kemi parë ndonjëherë tek aktorja simpatike. Një nga skenat më të veçanta për të, është teksa aktorja zbret nga lartësia me anë të një litari, teksa i duhej të bënte lëvizje të ndryshme kërcimi në ajër.

burcu birici 110323SH
Skena e krijuar për të demostruar një festë beqarie, ka bërë që i gjithë grupi i xhirimeve të përfshihej nga atmosfera. Burcu e ka përshkruar këtë projekt si një ndër më impenjativët, jo aq në afat kohor pune, sesa në përgatitje fizike. Megjithatë, detajet e mëtejshme presim t’i zbulojmë pas pak ditësh, kur të jepet edhe premiera e filmit të saj më të ri.

burcu birici 110323KO