Një tjetër çift i njohur turk i jep fund dashurisë disa vjeçare…

Flakë pasioni

45427191 1581199611979566 1381674593822965760 n
Aktorja e serialit “Flakë pasioni” i ka dhënë fund historisë së dashurisë 3 vjeçare. Birkan Sokullu dhe Berrak Tuzunataç, pas 3 vitesh, duket se nuk e kanë gjetur më veten në këtë marrëdhënie. Kjo ka habitur jo pak fansat dhe miqtë e tyre, pasi ata dukeshin mjaft të lumtur dhe madje kurorëzimi i dashurisë në martesë ishte në planet e tyre të afërta.

berrak tuzun 093440MR

Dy aktorët, nuk kanë dhënë asnjë shpjegim përsa i përket këtij vendimi, duke i bërë të gjithë të aludojnë rreth arsyes së ndarjes së tyre. Berrak tashmë ka ndërmarrë një udhëtim, për t’u shkëputur pak nga vëmendja mediatike që po merr ndarja e tyre, ndërsa Birkan është munduar të mos shfaqet shumë publikisht.