Asli Enver rikthehet në krahët e Murat Boz, ja e vërteta!

Nusja nga Stambolli

mutaiassks

Ashtu si lajmi se Asli Enver u nda nga Murat Boz tronditi mijëra fansa, edhe lajmi se dy aktorët bënë paqe ishte po aq shokues. Pas 4 muajsh të ndarë, mediat shkruan se Boz i dërgoi një tufe trendafilash Aslit dhe kërkonte të rikthehej me të. Ditën e djeshme u shkrua se aktori dhe këngëtari i njohur i kishte propozuar për martesë aktores së “Nusja nga Stambolli”.

Sa të vërteta janë këto lajme?
Shtypi në Turqi është i dyzuar. Disa portale shkruajnë se çifti ka komunikuar me njëri-tjetrin, madje nëna e Murat ka qenë shtysa më e madhe në këtë rikthim. Nga ana tjetër, disa media shkruajnë se këto lajme janë trillime të gazetarëve dhe asgjë nuk ka ndodhur.

Historia dashuri-urrejtje e Asli Enver dhe Murat Boz nuk ka ende një zgjidhje!

asliiii