Më në fund vjen lajmi i shumëpritur nga Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu

Stina e qershive

iracggf

Kanë kaluar 3 vjet nga seriali “Stina e Qershive”, një komedi romantike e cila do të mbahet mend si seriali i dashurisë së Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu. Çifti i njohur deklaroi se shumë shpejt do të martohen dhe madje, kanë menduar për disa detaje. Për vendin dhe datën është ende herët për të vendosur por dy aktorët pohojnë se martesa është në planet e tyre të afërta.

Nga ana tjetër, Ozge nuk ka ndryshuar mendimin përsa i përket një projekti të përbashkët me të dashurin e saj.
“Nuk do të ndodhë më. Seriali që interpretuam ishte i mrekullueshëm por për momentin nuk do të donim të interpretonim sërisht bashkë” – ka thënë ajo.

ozge gurel s 105654FY