Ajaz-i është një princ si ato të përrallave

Stina e qershive

gtrgrtgtr

Stina e Qershive: Ndryshimet dhe ngjashmëritë e Ajaz-it me Serkan Cayoglu!

Stina e Qershive: Serkan Cayoglu nuk eshte si Ayaz
Gazetat dhe revistat italiane dhe shqiptare jane cmendur pas Serkan Cayoglu aktori i ri dhe mjaft terheqes i “Stines se Qershive” .Lindur ne gjermani por me origjine turke, Serkan mund te themi se ka “cmendur” femrat. Por cfare na pelqen nga Ayaz-i dhe cfare na pelqen nga Serkan? Tring ka perkthyer nje interviste turke, ne menyre qe t’ju ndihmoje te zbuloni ndryshimet midis personazhit dhe personit, pra Ayaz dhe Serkan.Tek Stina e Qershive, Ayaz-it i pelqen goxha jeta e nates ndersa persa jetes reale, Serkan nuk i frekuenton klubet e nates, do te preferonte me mire te qendronte ne shtepi me shoqerine. I pelqen shume te gatuaje per miqte e tij. I pelqen te pije kafen ne mengjes, te lexoje nje liber te bukur, te beje xhiro neper qytet dhe te shijoje serialet e ndryshme televizive.

zyjtzb4jynionzjb
Stina e Qershive: Pasionet e Serkan Cayoglu
Gjerat qe kemi zbuluar jane pothuajse te njejta me kedo djale tjeter te moshes se tij, serialet e tij te preferuar jane Game of Thrones, Dexter, Breaking Bad. Duke u rikthyer tek “Stina e Qershive”, dime se seriale eshte xhiruar ne Stamboll, nje nga vendet e preferuara te Serkan eshte Bosforo, ngushtica qe bashkon detin e zi me detin Marmara. “Te lundrosh aty me anije eshte fantastike, nuk do e nderroja me asnje vend tjeter. Kam shetitur te gjithe europen, dhe asnje vend tjeter nuk me jep te njejtat emocione. Por cilat jane “dobesite” e Serkan? Aktori pergjigjet keshtu : ” Jam nje person, i cili e shpreh nese dicka nuk i pelqen dhe miqte e mi e vleresojne kete gje. Jam shume i perpikte dhe nuk me pelqen te vonohem dhe nese ndodh behem shume me nerva. Jam nje njeri shume i rregullt dhe me pelqen te planifikoj cdo gje.”

 

4gdtkrxvbpa0pb0r
Stina e Qershive: Ne set me Serkan Cayoglu
E pyesim ne fund se si ka qene te punosh per “Stinen e Qershive” dhe ai pergjigjet keshtu :“Nje ekperience fantastike. Jemi te gjithe miq te mire dhe kjo na ka ndihmuar goxha gjate xhirimeve.” Gjate “Stines se Qershive” Ayaz realizon shume surpriza per Eyky-ne dhe shume shpesh kemi qeshur gjate seteve, sepse gruaja e drejtorit artistik I “hidhte kunja” atij se pse nuk bente dhe ai surpriza si Ajazi. Personazhi im eshte nje princ si ato te perrallave, e mbase mund te kete meshkuj te tille ende.”