Nuk do të prisni më gjatë: Ja kur nis në Tring sezoni i tretë i «Nusja nga Stambolli»

Nusja nga Stambolli

nusjayjeni

Për 2 sezone rresht historia e Boranëve dhe Syrejasë, nuses nga Stambolli na mbajti të mbërthyer përpara ekranit të Tring. Sezoni i tretë do të nisë më 12 tetor në Jolly HD, një sezon që publiku mezi po e pret.

aktorenusja

Ky sezon vjen me shumë surpriza jo vetëm në ngjarjet që priten të ndodhin por edhe në kastin e aktorëve. Meral Cetinkaya është një nga aktorët që u shtua në këtë sezon. Pas saj, u bë pjesë edhe Nihal Yalcin dhe Ahsen Eroglu, e cila vjen si vajza e rritur e Faruk dhe Syrejasë.