Ozcan Deniz bën realitet ëndrrën e tij – Bëhet baba për herë të parë!

Nusja nga Stambolli

ozkan
Protagonisti i serialit “Nusja nga Stambolli”, Ozcan Deniz njoftoi disa javë më parë se do të martohej së shpejti me të dashurën e tij, 25 vjeçaren Feyza Aktan. “Do të martohem pasi mezi pres të bëhem baba” -u shpreh aktori për gazetarët. Mesa duket, kjo ëndërr për të është bërë realitet shumë shpejt. Feyza është dy muajshe shtatzanë dhe Ozcan së shpejti do të bëhet baba! Ozcan Deniz dhe e dashura e tij Feyza kanë më shumë se një vit që janë së bashku dhe pritet që së shpejti të finalizojnë dashurinë e tyre.