Atë që Living solli para një viti, Moschino e sjell si trend për pranverën 2018

Showbiz

megdishs

Déjà vu’… java e modës në Milano ishte e tillë për ne, pasi vizioni i Santës, fashion editores së modës në revistën Living ka paraprirë atë të Jeremy Scott, dizajnuesit të Moschinos ! Të veshura si buqeta me lule supermodelet Gigi Hadid dhe Kaia Gerber duket se sapo na prazantuam me trendin e pranverës 2018, tendencë të cilin Living nuk e përqafon dot, për vetë faktin se kjo ka qenë ideja e vitit të kaluar.

buqetatelulevet
Ndonëse lulet nuk janë një risi e gjetje gjeniale në pranverë, të sjellja si buqeta njerëzore atëherë po, që po luajmë në një tjetër nivel, e këtë, Living e arriti viten e kaluar me buqetën Meg Disha të ardhur në 5 versione. Duket se ideja e Scott të Moschinos nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e Santës së Living , pasi vështirë të gjesh ndryshim midis fotove të mëposhtme ! E mbështjellë me letër dhe e lidhur me fjongo si një buqetë e vërtetë pranverore erdhi Meg Disha nën objektitn e fotografit Endrit Mërtiri.

gigimoschin

trfhjgiku