Habit këngëtari i njohur «Kam probleme mendore, diçka në kokë do të më vrasë»

Showbiz

Robbie Williams

Ai është një ndër këngëtarët britanikë më të njohur të të gjitha kohërave, këngët e të cilit janë shndërruar jo vetëm në hite të padiskutueshme, por edhe ne leitmotive për shumëkënd. Mirëpo për ish-këngëtarin e ‘’Take That’’, Robbie Williams gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Në një intervistë për ”The Sun”, këngëtari me famë botërore ka zbuluar që ka kaluar dhe po kalon probleme të mëdha me shëndetin mendor.

“Kam diçka në kokë që përpiqet të më vrasë dhe unë duhet ta luftoj. Më ndodh të ndjej shpesh një gjendje që më mbyt ndërsa të tjera herë lumturi të pashpjegueshme. Shumë herë e kam parë veten pranë vdekjes”, është shprehur ai. Babai i dy fëmijëve nuk ka lënë pa falenderuar bashkëshorten e tij për mbështetjen që i ka dhënë në kalimin e këtyre situatave.

robis