Halit Ergenç në skenë si prezantues/ Të ardhurat e koncertit shkojnë për bamirësi

Showbiz

Halit Ergenç ka qenë njëri prej emrave të famshëm që ditët e fundit u ngjit në skenë për prezantimin e një koncerti bamirësie. Të ardhurat e koncertit u mësua se do të shkonin për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Aktori i njohur për rolet e tij të paharrueshme në seriale me sukses absolut, ishte njëri nga prezantuesit e këtij koncerti dhe ftoi të ngjiteshin në skenë emra të njohur, kryesisht nga fusha e artit por edhe përfaqësues të fondacioneve jo fitimprurëse që mbështetën këtë organizimin.

Kujtojmë se para pak ditësh edhe bashkëshortja e Ergenç, aktorja e njohur Bergyzar Korel shpërndau në rrjetet sociale një video-mesazh përmes së cilit përkujtonte viktimat e tërmetit, dhe kritikonte emrat e famshëm që kishin qëndruar në hije pa treguar empati dhe pa ofruar ndihmën e tyre gjatë ditët e vështira. Çifti i famshëm, mbetet një nga më të admiruarit në radhët e aktorëve, por gjithashtu, shumë të pëlqyer edhe për natyrën familjare dhe atë humane që i karakterizon.