Hande Erçel shkëlqeu gjatë dasmës së motrës, por mediat zbulojnë një ‘sekret’ të tyre…

Showbiz

Aktorja e njohur Hande Ercel, javën e kaluar mahniti të gjithë në ceremoninë martesore të motrës së saj. Dy vajzat sigurisht janë mjaft të lidhura dhe pavarësisht se mund të jenë në gjendje shumë të mirë ekonomike, edhe ato si çdo motër bëjnë të njejtën gjë…i marrin rrobat njëra-tjetrës!Gjatë fundjavës së festimeve, vajzat janë treguar mjaft të zgjuara.

Duke qenë se dasma do të zhvillohej larg shtëpisë së tyre, ato kanë zgjedhur të marrin fare pak gjëra me vete, duke i ndërruar kështu me njëra-tjetrën. Këtë gjë e vërtetojnë fare mirë fotot, në të cilat duket Hande me fustanin e zi në dasmën e motrës dhe motra e saj me po të njejtin fustan, të veshur gjatë festimeve paraprake të dasmës. Epo, përsa kohë të dyjave iu qëndron shumë bukur, fundja nuk ka asgjë të keqe të shkëmbesh disa rroba me motrën apo jo?