Hiti i Ariana Grande bëri xhiron e botës, pa ditur se është shkruar nga një shqiptare!

Showbiz

ariana floke
Ariana Grande po then rekorde me këngën dhe videoklipin e saj më të fundit, atë të ‘Thank you, next’. Kënga është kthyer menjëherë në hit dhe mund të themi se që nga publikimi I saj nuk ndalojmë dot së kërcyeri e kënduari. E megjithatë nuk e dinim se në fakt kënga dedikuar të gjithë ish-ëve të këngëtares paska qenë ideja e një shqiptareje.

4FB795BB 01A4 4AA6 8114 B4CC49F5F529

Me anë të një postimi në twitter, Ariana ka shpjeguar se ‘përgjegjëse’ për këtë super-hit është një shqiptare me emrin Njomza. “Ishte një ditë shumë e vështirë. Ishim në Nju Jork dhe bashkë me mikeshat shkuam tek Tiffany. Pimë disa gota shampanjë dhe atë ditë u dhurova shoqeve të mia nga një unazë Tiffany. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, shoqja ime Njomza tha: ‘Kjo që kaluam sot, do të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam të dyja tekstin atë pasdite”, ka treguar Ariana për fansat përmes një postimi në Twitter.

ariana grandeee