Hueyda el Saied i bën dedikimin publik partnerit të ri!

Showbiz

Hueyda el Saied prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe tashmë jeton në Luksemburg, ku dhe vazhdon karrierën e saj. Që pas ndarjes nga bashkëshorti, ajo është treguar mjaft e rezervuar për jetën e saj, megjithatë që pasi bëri publike lidhjen e saj të re me Tier, Hueyda ka publikuar shpeshherë foto apo video nga momentet që kalojnë së bashku.

Së fundmi, nëpërmjet një videoje në ‘Instastory’, ajo i ka shprehur publikisht dashurinë partnerit të saj. “Ja ku është dashuria e jetës time”, dëgjohet të thotë Hueyda dhe më pas e puth. Kujtojmë se Tier dhe Hueyda kanë qenë miq, por vetëm pas ndarjes, ai i ka shprehur asaj dashurinë duke i thënë se kishte qenë i dashuruar me të prej 5 vitesh. Tani marrëdhënia e tyre është bërë tepër serioze dhe ato kalojnë shumë kohë bashkë me djalin e Hueydës, Gabrielin, si një familje e vërtetë.