Ndërpreu finalen e Champions League, ja kush është modelja që shokoi të gjithë!

Showbiz

Vajza e cila të shtunën në mbrëmje gjatë finales së Champions League mes Liverpool dhe Tottenham, hyri në fushë gjatë pjesës së parë dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës për format e saj, quhet Kinsey Wolanski.Kinsey është modele dhe njihet si partnerja e Vitaly Zdorovetsky, ish-aktor i filmave porno, youtuber i suksesshem dhe zotërues i një website për të rritur. Me “pushtimin” që i bëri fushës në “Wanda Metropolitano” ajo arriti që brenda pak orësh të bëhet e famshme në Instagram.

Këtë e tregoi numri i ndjekësve të saj, që nga 400 mijë u bënë 2 milionë, por që fatkeqësisht tani nuk janë më pasi Instagram-i ja bllokoi llogarinë modeles.Edhe pse ne jemi mësuar që ata të cilët kanë hyrë në fushën e ndeshjeve të rëndësishme, e kanë bërë sepse janë “tifozë të çmendur”, që duan të takojnë heronjtë e tyre, ose sepse duan të protestojnë për ndonjë kauzë para të gjithë botës, nuk na vjen keq që Kinsey zgjodhi që të ndërpriste lojën për disa sekonda të shtunën në mbrëmje, qoftë dhe për tu bërë një yll i rrjeteve sociale.