Ish bashkëshorti i Monica Bellucci-t, martohet me modelen 30 vite më të re!

Showbiz

monica
Aktori i njohur francez, Vincent Cassel, prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me modelen Tina Kunakey. Lajmi i lidhjes së tyre filloi të qarkullonte nëpër media, pasi ata u fotografuan disa herë së bashku. Modelja me origjinë siçiliane është vetëm 21 vjeçe, ndërsa Cassel është 51 vjeç. Ndërsa tani, 2 vite pasi janë njohur, ata do të martohen. Tina ka treguar se propozimi për martesë e ka kapur në befasi dhe nuk i është përgjigjur menjëherë.Aktori ka dhënë një intervistë ekskluzive për Vanity Fair, ku ka folur për lidhjen me Tina-n, për diferencën e moshës mes tyre, si dhe për marrëdhënien me Monica Bellucci-n.

vincent

“Mendova: U martova, kam dy vajza të vogla, bëra atë që kisha për të bërë dhe tani e tutje do të qëndroj beqar. Ishte kënaqësi, por pas një farë kohe kuptova që jeta ime ishte bosh. Unë nuk prisja që të takoja dikë, por ja që ndodhi dhe kjo grua është më e re nga ç`mund ta kisha imagjinuar”, -është shprehur aktori për Vanity Fair. Ai po ashtu ka treguar se diferenca e moshës nuk është një problem i madh për ta: “Ti nuk mund të zgjedhësh me kë dashurohesh. Unë nuk e dija sa vjeç ishte kur e takova. Kur ma tha mbeta pak i befasuar, por mendova: ‘iku tani’”, -ka treguar ai.Për sa i përket marrëdhënies me ish-bashkëshorten Monica Bellucci, Vincent ka treguar se e respekton shumë dhe se do të shkonte edhe në fund të botës për të.

vincent2