Pasioni më i madh i Armina Mevlanit nuk paska qenë moda…

Showbiz

armina
Të gjithë e dimë që Armina Mevlani është e apasionuar pas modës dhe udhëtimeve, por ajo që ndoshta nuk dinit është se ajo ka një tjetër pasion, i cili i ka ndryshuar edhe jetën. Librat janë jetë për të, ashtu siç shkruan edhe vetë Armina në Instagram. Në blogun e saj “The Rebel Heart”, ajo ka shkruar një artikull për librat duke theksuar se pavarësisht sa punë ka, e gjen gjithmonë kohën për të lexuar.

“E adhuroj leximin sepse më dërgon në një botë tjetër, më jep hapësirë për të lexuar dhe për të imagjinuar. Jam një ëndërrimtare, romatike e pashpresë falë tyre”, -ka shkruar Armina. Ajo ka treguar se libri i parë për të rritur që ka lexuar, të cilin ia ka rekomanduar babai i saj, është “Një tragjedi amerikane” nga Teodor Drajzer. Blogerja ka treguar se ka pasur rastin që të lexojë disa libra që i kanë ndryshuar jetën dhe kanë lënë një impakt të fuqishëm tek ajo dhe mënyra sesi e shikon jetën. Ndër librat e tjerë të preferuar, që Armina ka cituar janë: “Gjeniu” nga Teodor Drajzer, “Tre shokët” dhe “Harku i triumfit” nga Erich Maria Remarque, “Njëmijë vjet vetmi” nga Gabriel Garcia Marquez, novela nga Stefan Zweig, poezi nga Pablo Neruda, “Alkimisti” nga Paulo Coelho, “Chanel, Një jetë përralle” nga Alfonso Signorini, “Muzeu i pafajsisë” nga Orhan Pamuk.