Ja çfarë ribashkon Meghan, Harry-n dhe mbretëreshën…

Showbiz

Që Meghan dhe Harry do të ishin ndryshe nga çifti i dukëve të Cambridge, William dhe Kate, kjo u duk që në fillimet e marrëdhënies së tyre, mirëpo kurrsesi nuk na e kishte marrë mendja që gjërat do të arrinin deri në atë pikë sa çifti i njohur të tërhiqeshin nga detyrat mbretërore, titujt përkatës dhe të jetonin të lirë larg gjithçkaje.

Kanë kaluar më shumë se 10 muaj që ata janë larguar nga Sussex, e ndoshta edhe për shkak të pandemisë nuk kanë udhëtuar dot drejt Anglisë gjatë kësaj kohe, por jo dhe për shumë gjatë. Harry me Meghan kanë vendosur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar pas pak muajsh,për herë të parë që pas largimit të tyre.

The Sunday Times” ka raportuar se çifti planifikon të marrë pjesë në 95-vjetorin e lindjes së mbretëreshës Elizabeth, në paradën që organizohet në muajin qershor. Burime pranë pallatit mbretëror kanë thënë se duke qenë se eventi është zyrtar dhe një ngjarje familjare, Harry dhe Meghan pritet të jenë të pranishëm.

Kjo paradë do të jetë edhe festa e parë e madhe kombëtare që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 dhe largimit të çiftit drejt SHBA-ve. Ky lajm i ribashkimit të familjes vjen pak kohë pasi u zbulua se Harry dhe William ishin ribashkuar virtualisht me njëri-tjetrin gjatë festave të fundvitit. Dy vëllezërit, William dhe Harry, kanë kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre dhe viti i shkuar ishte shumë kaotik për të dy ata.