Pjesë e videoklipeve muzikore të këngëtarëve të famshëm – Ja cilët janë këta aktorët turq!

Showbiz

 videoklipenjererz

Nuk janë të rralla rastet kur aktorët i shohim edhe në pozicione të tjera. Ata ndodh të provojnë kërcimin, muzikën, instrumentet, biznesin etj. Ne po ju sjellim dy raste ku aktorët turq nga impakti i madh që kanë në publik janë kërkuar në videoklipet e këngëtarëve me emër.

1.Aktori i “Dashuri e pafund” pjesë e videoklipit të Minës dhe Celentanos: Mina Celentano është një album duet i dy prej artistëve më të mirë italianë Mina dhe Adriano Celentano. I publikuar në vitin 1998, albumi korri sukses të madh duke arritur shitjen e 1,800,000 kopjesh. Një ndër këngët e këtij albumi është edhe E l’amore e cila në vitin 2016 erdhi me një klip me protagonistë dy aktorë turq. Në këtë video shohim interpretimin e mrekullueshëm të Kaan Urgancıoğlu dhe Busra Develi. Ishte regjisori i njohur turk Ferzan Özpetek ai i cili bashkoi këta dy artistë në këtë këngë kaq të bukur.