Britney Spears flet për herë të parë pas publikimit të dokumentarit për jetën e saj

Showbiz

Britney Spears ka folur për herë të parë pas publikimit të dokumentarit për jetën e saj, i cili bëri jo pak zhurmë në media. Britney tha se është ndjerë e turpëruar nga mënyra sesi e kanë portretizuar dhe vazhdon të qajë sot e kësaj ditë. Këngëtarja tregoi se nuk e ka parë të gjithë dokumentarin, por disa pjesë, të cilat e kanë bërë të ndihet shumë keq.

“Jam ndjerë e gjykuar, e qortuar dhe e turpëruar”-tha Britney referuar shkrimeve që kanë bërë mediat për të.

“Jeta ime ka qenë gjithmonë e spekuluar, e vëzhguar dhe e paragjykuar. Për të ruajtur shëndetin tim mendor duhet të kërcej çdo natë për t’u ndjerë e gjallë. Teksa jeta vazhdon, unë akoma jam e ndjeshme. Kam qarë për 2 javë. Përpiqem sa mundem për të ruajtur lumturi dhe dashuri në jetën time. Kërcimi më sjellë gëzim. Nuk jam këtu për të qenë perfekte. Perfeksioni është i mërzitshëm. Jam këtu për të shpërndarë pozitivitet”