Ja sa ka kushtuar unaza me të cilën Justin i propozoi të dashurës!

Showbiz

fejesa just hai
Përpara pak ditësh Justin Bieber lajmëroi nëpërmjet ‘Instagram’-it fejesën e tij me modelen Hailey Baldwin. Pas kësaj fansave të çiftit nuk u ka shpëtuar asnjë detaj nga momenti i propozimit. Justin i ka propozuar të dashurës së tij gjatë pushimeve në Bahamas dhe aty adhuruesit e tyre kanë fotografuar edhe unazën që këngëtari i ka dhënë modeles. Më pas të gjithë kanë filluar të ngrenë pyetje se sa mund të ketë kushtuar unaza e fejesës.

unaza hailey

Sipas ‘TMZ’ kjo unazë i ka kushtuar Justin rreth gjysmë milioni. Gjithashtu një dizejnues bizhuterish ka treguar se unaza mund të jetë 6 ose 10 karatëshe. Modelja është parë me unazën në dorë duke ecur edhe rrugëve, madje së fundmi edhe në një mbrëmje në Brooklyn. Duke mendur gjithë këtë shifër për një unazë, është e imagjinueshme se sa shumë mund të shpenzojnë Justin dhe Hailey për dasmën e tyre.