Jo vetëm Eleni Foureira, një tjetër këngëtare në Greqi pranon origjinën shqiptare!

Showbiz

eleni f
Ajo është kthyer në një prej këngëtareve të preferuara greke pas pjesëmarrjes së saj në “X Factor” dhe duket se suksesi i saj sa vjen dhe rritet. Ndonëse në fillimet e karrierës, Bela Meri arritur të vjedhë zemrat e publikut në Greqi, por ajo që nuk dinim dhe që na surprizoi të gjithëve ishte pikërisht origjina e këngëtares.

bela meri

E ftuar në një studio televizive, Bela ka deklaruar publikisht origjinën e saj shqiptare. “Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, u shpreh ajo. Bela është në fillimet e karrierës së saj në Greqi, por është një zë tepër premtues.