Justin Bieber i thotë lamtumirë Instagramit

Showbiz

bgfbfbfbf

Dy ditë më parë, Justin Bieber paralajmëroi fansat e tij se do ta bënte Instagramin e tij privat. Epo, ai e mbajti fjalën.

Justin ka mbyllur ditën e sotme profilin e tij në Instagram, duke i lënë të gjithë fansat e tij të shokuar.

Këto ditë, Bieber po kalon një kohë të vështirë në lidhje me të gjithë admiruesit e tij, pasi këta të fundit janë kundër lidhjes së tij me Sofia Richie-n. Madje, ai shkruajti edhe një status: “Do ta bëj Instagramin tim privat nëse ju nuk ndaloni urrejtjen tuaj. Nëse ju do të ishit me të vërtetë fansat e mi, nuk do të ishit kaq të këqinj me ne.”. Kjo nxiti edhe Selena Gomez të komentonte tek profili i këngëtarit duke nisur kështu një “luftë” virtuale mes ish-partnerëve

Në Twitter, Facebook dhe Instagram të gjithë fansat e tij janë tepër të zhgënjyer nga idhulli i tyre, por tashmë ata janë mësuar me të. Ai, disa muaj më parë hoqi dorë nga takimet me fansat, madje thirri edhe policinë pasi njëra nga fansat i ishte afruar shtëpisë së tij.