Kadir Doğulu dhe Neslihan Atagül sjellin urimin e parë për vitin 2022!

Showbiz

Çifti i famshëm i aktorëve Kadir Doğulu dhe Neslihan Atagül kanë ardhur me një mesazh urimi për vitin që sapo ka nisur. Në daljen e tyre të parë për këtë vit dyshja ka uruar gjithë fansat t’ju plotësohen dëshirat dhe të gjitha hapësirat bosh që viti i kaluar la pas. Bukuroshja e serialeve u shpreh se gjithçka që dëshiron për veten e saj, ia uron edhe fansave që e kanë mbështetur në çdo situate dhe hap të saj. Gjithashtu edhe bashkëshorti i Neslihan, aktori i famshëm Kadir Doğulu ndau urimin e tij për këtë vit duke u shprehur se duhet të konsiderohet si një fillim i ri, një vit suksesesh dhe përmirësimesh në çdo fushë për gjithsecilin nga ne. Ndërkohë ata nuk mund t’i shpëtonin pyetjes lidhur me një prej çështjeve më të përfolura, martesës së tyre. Atagyl tregoi se pavarësisht komenteve dhe analizave të panumërta nga publiku për një ftohje mes tyre, ata të dy janë të lumtur dhe shprehu me zë dëshirën e madhe që edhe në vazhdim, ajo dhe Kadir, t’i përballojnë së bashku sfidat dhe ti shijojnë sukseset në krahët e njëri-tjetrit.