Kanal D bën bashkë Kivanç Tatlitug dhe Bugra Gulsoy…

Showbiz

Për herë të parë në Tring vijnë Kivanç dhe Bugra në një serial i cili ka thyer dhe vazhdon të thyejë rekorde shikueshmërie, “Kuzey Guney”. Ky serial ka premierën e tij në daten 10 Maj në Kanal D Drama!

Ky serial është pasqyrim i një historie të dy vëllezërve të ndryshëm nga njëri-tjetri, që i bashkon veç një gjë, dashuria për të njëjtën vajzë. Aksidenti tragjik i një nate i ndan ata të dy vëllezërit dhe e gjithë familja duhet të përballet me një sekret të rëndë.

Gyneji dominohet nga ambicia, kurse Kuzeji përpiqet të mbijetojë e më pas të hakmerret. Një histori dramatike me shumë të panjohura e cila do t’ju bëjë të mos largoheni për asnjë çast nga ekrani i Tring!