Kanye kritikohet për deklaratat raciste, Justin Bieber i del në mbrojtje!

Showbiz

kanye justin
Kanye West u bë epiqendra e vëmendjes me deklaratat e tij të fundit nëpër intervista apo rrjete sociale. Ato u bënë aq problematike, sa të gjithë pjestarët e familjes Kardashian-Jenner u pyetën rreth gjëndjes së tij, nëpër daljet e tyre publike. Shumë njerëz e quajtën atë me probleme mendore, e shumë të tjerë racist.

justin kan

Mirëpo, duket se një pjesë e dëgjuesve, ka arritur të kuptojë pikërisht atë çka ka dashur të shprehë Kanye dhe i kanë dalë në mbrojtje atij. Njëri prej tyre është edhe Justin Bieber. Këngëtari i njohur, ka postuar një foto në Story, ku shkruhej: “Puna jonë është të duam, jo të biem gjithmonë dakort! Të dua Kanye!”