Kanye West do kandidojë për president? Khloe Kardashian zbulon këto detaje!

Showbiz

kanye klhoe
Duke qenë se takimet e Kanye West dhe Kim Kardashian me presidentin Donald Trump po bëheshin të shpeshta gjatë vitit që lamë pas, të gjithë filluan aludimet se ndoshta çifti kishte plan t’i futej politikës. Këto zëra i konfirmoi vetë Kanye dhe pasi publikoi statusin ku shkruante “2024” në ‘Twitter’, çdo gjë u qartësua. Kim gjithmonë e mbështet bashkëshortin e saj në lidhje me planet e tij, por mesa duket edhe motrat e saj bëjnë të njëjtën gjë.

0124 khloe kardshian kanye hat backgrid 3

Khloe Kardashian është fotografuar ditën e sotme gjatë xhirimeve për ‘Keeping up with the Kardashians’ dhe përveç faktit që dukej totalisht në formë, ajo çfarë na ra në sy ishte kapelja ku shkruante ‘Kanye for President’ (Kanye për president). Nuk e dimë nëse Kanye do kandidojë vërtetë për postin e presidentit në vitin 2024, por një gjë është e sigurt, do të ketë mbështetjem e gjithë familjes Kardashian.