Katy Perry na dha këtë lajm të mrekullueshëm live në Instagram

Showbiz

Këngëtarja zbuloi se është shtatzanë live në Instagramin e saj dhe në videoklipin e këngës së re, “Never Worn White,” që u publikua pak orë më parë.

Ky do të jetë fëmija i parë për Katy-n dhe fëmija i dytë për Orlando Blooom, i cili ka një djalë me Miranda Kerr.

Kënga flet për frikën nga përkushtimi, por edhe për gatishmërinë për një jetë të lumtur krah dikujt. Videoklipi përfundon me Katy-n që përkëdhel barkun e fryrë, veshur me fustan të bardhë.

“Shumë gjëra do të ndodhin këtë verë. Do të lind në kuptimin e parë të fjalës, por edhe figurativisht do të sjell në jetë diçka që mezi e prisni,” tha ajo, duke iu referuar albumit të ardhshëm.