Keanu Reeves heq dorë nga roli kryesor i ofruar për vazhimin e “Devil InThe White City”

Showbiz

Prodhuesit  e serive e ardhshme të “Devil InThe White City” janë në kërkim të një aktori të ri i cili duhet të zëvendësoj emrin e njohur Keanu Reeves, i cili besohej se do të ishte pjesë e vazhdimit të këtij prodhimi të kompanisë Hulu. Deri tani nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare se çfarë e shtyu aktorin të tërhiqej nga vendimi për të interpretuar në këtë projekt gjigand të prodhuar nga Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese.

Pavarësisht pengesave, seriali me tetë episode është ende në shënjestër për një lançim në vitin 2024, dhe prodhimi i tij nuk pritet të fillojë deri atëherë. Projekti ka ksaluar në faza të ndryshme zhvillimi që kur DiCaprio bleu të drejtat e filmit.Ndërkohë që një kërkim për zëvendësuesin e Reeves tashmë ka nisur, kjo ndihej që prej pak javëve pasi u zbulua se aktori kishte nënshkruar një tjetër marrëveshje.

Reeves nënshkroi kontratën për t’u shfaqur   në vazhdimin e shumëpritur të filmit të vitit 2005, “Constantine”, çka konfirmon që Reeves përfundimisht nuk do të jetë pjesë ashtu siç pritej në vazhdimin e filmit “Devil InThe White City.