Kënga shqiptare bëhet ndërkombëtare, Aurela Gaçe përgëzon kolegët e rinj!

Showbiz

palester
Me siguri e keni dëgjuar këngën ‘Te Molla”, një risjellje në versionin më modern të një prej këngëve më të bukura shqiptare. Kënga në fjalë është realizuar nga dy të rinj, Arnon dhe Killua dhe ka një videoklip shumë rinor. Së fundmi suksesi i saj ka kaluar kufinjtë e Shqipërisë duke prekur tregun ndërkombëtar. Sipas një postimi që ka nxjerë Aurela Gaçe, hiti shqiptar ka fituar pak muaj më parë ‘Platinum’ në iTunes dhe ka qenë në krye të këngëve ‘dance’ në Rusi.

Gjithashtu ‘Te Molla’ është një nga 50 këngët më të kërkuara në të gjithë botën në ‘Shazam’. Pas renditjes së gjithë arritjeve të këtyre të rinjve, Aurela me krenari ka pranuar se muzika shqiptare është aq e mirë sa ka arritur të depërtojë edhe jashtë vendit.Kënga aktualisht regjistron më shumë se 18 milionë klikime në ‘Youtube’ dhe luhet në çdo ‘club’ apo ambjent tjetër me muzikë.