Këngëtarja e famshme zbulon gjininë e fëmijës së tretë

Showbiz

Këngëtarja me famë botërore Ciara do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin të ditur e ka bërë vetë këngëtarja në fund të muajit janar përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Mirëpo, ditën e sotme Ciara ka zbuluar gjininë e fëmijës që po pret.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin Wilson teksa zbulojnë se së shpejti familjes do i shtohet një djalë.

Kujtojmë që 34-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, Sienna Princess Wilson me partnerin Russell dhe Future Zahir Wilburn nga marrëdhënia me ish-partnerin, reperin Future në 2014.