Kim dhe Kourtney i shpallin ‘luftë’ njëra-tjetrës…

Showbiz

kim kourtt
Kim dhe Kourtney Kardashian gjithmonë e më tepër po vihen në qendër të medias për debatet me njëra-tjetrën. Pas zënkës televizive që u komentua pafund, dy motrat kanë nisur të zihen në ‘Twitter’. Ishte Kourtney ajo që nisi gjithçka me një thënie të publikuar ku shkruante: “Urrejtje është një fjalë e fortë. Le të jemi pozitivë sot, si thoni?” Pas saj ka ardhur reagimi i Kim: “E urrej si Kourtney i trajton problemet. Duket sikur i tërheq drejt vetes.”

kim kourtney e1509388167911

Kaq ka mjaftuar për të nisur një lum komentesh nga ndjekësit e tyre. Të jetë kjo një lojë e dy motrave për vëmendje, apo gjërat nuk janë mirë? Dy motrat edhe më herët kanë patur shumë debate, madje diskutohej se këtë vit, Kourtney nuk do të ishte më pjesë e reality show-t të familjes. Një nga gjërat kryesore për të cilat ato debatojnë, është fakti që Kourtney është shumë neglizhente ndaj bizneseve familjare dhe nuk përfshihet aspak për t’i bërë ato të funksionojnë.