Kim Kardashian dhe Paris Hilton nisin projektin e ri së bashku!

Showbiz

Kim Kardashian dhe Paris Hilton kanë qenë mikesha që prej shumë vitesh, madje karriera e Kim ka filluar pikërisht nga Paris. Kjo e fundit, ka vendosur të publikojë një këngë në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike, me titull ‘BestFriend’s Ass’. Duke qenë se Kim është e njohur për format e saj trupore (dhe jo më kot), Paris ka vendosur ta ‘ftojë’ atë të jetë pjesë e videoklipit.

 

View this post on Instagram

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on May 2, 2019 at 7:08pm PDT

Ka qenë Hilton ajo që ka publikuar një video me Kim në ‘Instagram’, duke paralajmëruar një projekt sekret. Të dyja mikeshat shfaqen të veshur me fustanin ikonik të Paris, në ngjyrë gri me shkëlqim. Ky postim ka zgjuar kureshtjen e të gjithë ndjekësve të tyre dhe të gjithë po presin me padurim publikimin e këtij videoklipi.