Kim Kardashian,fansja më e re e reperit shqiptar!

Showbiz

kimkardashian01
Nuk ka asnjë dyshim që ky është viti i Gashit. Reperi me origjinë shqiptare, s’mund të jetë me i lumtur se kaq dhe më e bukura është se pas lumturisë së tij fshihet Kim Kardashian.Orë më parë, në Instatory-n e saj, ylli i Instagram-it postoi një video bashkë me Kourtney-in. Deri këtu, asgjë e jashtëzakonshme!Çfarë na tërhoqi vëmendjen ishte muzika në sfond. Krejt rastësisht, Kim po dëgjonte këngën “My Year” të reperit shqiptar!

 785 0 5c8e5ae547914

“Kim Kardashian që poston këngën time më bën kaq të lumtur! Ashtu siç thashë. Viti im!”- shkruan Gashi në postimin e fundit të Instagram-it.Nuk është aspak çudi që reperi i ri i preferuar i Kim-it të jetë pikërisht Gashi. Që marrëdhëniet e saj me shqiptarët shkojnë për mrekulli, këtë e kemi provuar shumë më parë nga lidhja e saj me Mario Dedivanovic.Nga ana tjetër, kjo është padyshim koha e artë në karrierën e Gashit, e cili edhe pse i rritur larg Kosovës, nuk ngurron të tregojë lidhjen e fortë që ka me muzikën dhe artistët shqiptarë.