Njësoj si shumë vite më parë, Kim Kardashian dhe Paris Hilton bashkojnë forcat!

Showbiz

kim paris
Ndonëse Paris Hilton e kishte ditëlindjen në 17 shkurt, ajo zgjodhi ta festonte në 16 mars, duke i habitur të gjithë. Miliarderja e famshme vendosi ta quajë festën e ditëlindjes ‘Parisclub’ dhe brenda saj kishte të ftuar emra shumë të njohur të botës së showbiz-it si: Kim Kardashian, Larsa Pippen etj.

rexfeatures 630688a

Burime të afërta pranë ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se Kim dhe Paris janë argëtuar shumë gjatë festës dhe i kanë treguar të gjithëve me afërsinë e tyre se kanë një miqësi të veçantë me njëra-tjetrën.Ato janë rritur bashkë, ndërsa mamatë e tyre ruajnë një marrëdhënie të mirë gjithashtu. Pjesë e ditëlindjes kanë qenë edhe motrat e tjera të Kardashian, Kourtney dhe Kendall.