Kim Kardashian tregon dhuratat e çmuara të Kanye, mes tyre një çek me shifër marramendëse!

Showbiz

kim dhurate
Kanye West e tregon dashurinë e tij për Kim Kardashian në shumë mënyra, duke filluar që nga dedikimet nëpërmjet këngëve të tij deri tek dhuratat super të shtrenjta. Mbrëmë në një intervistë për Ashley Graham, ylli i reality show, Kim Kardashian ka treguar të gjitha dhuratat që i ka bërë Kanye West dhe ato kanë çmime marramendëse.

rs 560x415 140513140848 rs 1024x759 131021233251 1024 engaged kim kardashian kanye west.ls.102113 copy copy
-Unaza e fejesës që Kanye i ka bërë Kim Kardashian mban vlerën prej 3 milion dollarë.
-Ditën e Shën Valentitinit të vitit 2014, Kanye i dërgoi Kim 1000 trëndafila dhe tre vjet më vonë, ai i dërgoi një mur gjigand me trëndafila të bardha dhe orkide.
-Pasi Kim lindi fëmijën e parë, North West, Kanye i ka dhuruar një ‘choker’ që kushtonte 1 milion dollarë.
-Kim është e çmendur pas Cartier dhe Kanye e di këtë, prandaj herëpasherë i dhuron asaj bizhuteri që mbajnë vlerën 35 mijë dollarë dhe 88 mijë dollarë.
-Kanye West nuk mendon se një dhuratë mund të mjaftojë, prandaj për Krishtlindje në vitin 2015 i ka bërë Kim plot 150 dhurata përfshirë një ‘jumpsuit’ nga Prada dhe një fustan nga Louis Vuitton.
-Në vitin 2018 ai i ka dhuruar makinën e famshme ngjyrë neon që kushton rreth 227,300$.

1

Megjithatë, një nga ‘dhuratat’ më të bukura të tij, ka qenë një çek 1 milion dollarë. Kanye ia ka dhuruar atë Kim, për të treguar mirënjohje pasi Kim refuzoi bashkëpunimin me një kompani veshjesh e cila duket se kopjon kompaninë e bashkëshortit të saj. Kompania në fjalë i kishte ofruar një kontratë 1 milion dollarëshe Kim, vetëm që ajo të postonte disa foto me veshjet e tyre në Instagram. Faktin që Kim vendosi të refuzojë, e bëri Kanye që t’i dërgojë bashkëshortes së tij të njejtën shifër që do të fitonte, në shenjë falenderimi për mbështetjen e saj.

b9d050b94ace7a2defbdf8655c78198f L