Kim poston për herë të parë foto të vogëlushit Psalm

Showbiz

Kim Kardashian dhe Kanye West pak javë më parë u bënë prindër për herë të katërt.  Së fundmi Kim ka publikuar një foto të djalit, duke zbuluar portretin e plotë të vogëlushit. Nga fotoja duket se djali ka një ngjashmëri të madhe me motrën e tij më të vogël, Chicago. “Psalm Ye”, ka shkruar Kim bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se emri Psalm ka një kuptim shumë domethënës për familjen e Kanye dhe Kim, pasi ata janë inspiruar nga libri i Psalmeve në Bibël. Kanye West ka disa kohë që i është dedikuar plotësisht besimit ndaj Zotit dhe ka menduar të hapë dhe një kishë, prandaj emri Psalm është kaq rëndësishëm për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on