Kjo është mënyra si Candice deklaron shtatzëninë

Showbiz

CandiceSwanepoel-780x439.jpg

Engjëlli i Victoria’s Secret, Candice Swanepoel, është shtatzënë me të fejuarin e saj, Hermann Nicoli dhe vetëm pak ditë pasi bëri publik lajmin, ka postuar një fotografi që shfaq shenjat e “engjëllit të saj që po lulëzon”.

Modelja e ka postuar në profilin e saj në Instagram një fotografi me të brendshme me dorën e saj dhe të Hermann mbi bark, transmeton TCH.

Një burim ka thënë për E! News se ajo është shumë e lumtur për lajmin. Çifti u fejua në gusht 2015, teksa kanë 10 vjet që janë bashkë, qëkur Candice ka qenë 17 vjeçe.

Mirëpo, Candice nuk do të jetë e vetme në këtë shtatzëni, teksa pak ditë më parë edhe engjëlli tjetër i Victoria’s Secret, Behati Prinsloo, ka bërë të ditur shtatzëninë e saj.

Ajo pret një fëmijë nga me të dashurin Adam Levine.