Klea dhe Elgiti, jo vetëm të dashur!

Showbiz

huta
Ata janë një nga çiftet më të ëmbla në tregun muzikor. Dy këngëtarët e pranuan pas shumë kohësh lidhjen e tyre, e tashmë nuk “fshihen” më. Por, përpara se ata të krijonin një lidhje së bashku, kanë qenë bashkëpuntorë.

Mesa duket, tashmë po i rikthehen përsëri studios bashkë. Në postimin e fundit të Kleas, duket se këngëtarja është duke pregatitur projektin e saj të ri. Sigurisht, nuk mund t’ia besonte këtë gjë askujt tjetër, përveç të dashurit të saj. Të dy ndodhen në studion e Elgitit dhe kanë treguar se së shpejti do të sjellin diçka të re. Megjithatë, nuk dihet nëse do të vijnë në një duet apo thjesht Elgiti po punon për një këngë solo të Kleas.

klea