Klea Huta dhe Elgit Doda drejt Miamit për…

Showbiz

klea egit
Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it shqiptar. Pavarësisht se lidhjen e tyre e kanë bërë publike prej kohësh ata tregohen shumë të rezervuar kur vjen fjala tek jeta e tyre private. Fotot e tyre të përbashkëta në rrjetet sociale janë të pakta, por gjithsesi vëmendja mediatike ndaj tyre është e madhe.
Ditën e sotme Klea dhe Elgiti na kanë treguar se kanë shkuar në një ndër vendet më të bukura turistike.

klea miami

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory çifti simpatik na ka treguar se ndodhet në Miami Beach, Florida. Por mesa duket Klea, ka shkuar në Amerikë edhe për një arsye mjaft të rëndësishme që ka lidhje me karrierën e saj muzikore. Siç duket Klea do të xhirojë një klip të ri atje dhe ka publikuar një foto në Instagram me bashkëpunëtorët e saj në të cilën tregon se janë atje për punë.