Kris Jenner habit të gjithë: Ja kush ishte mamia e vajzës së Kylie-t!

Showbiz

stormi mami
Kylie Jenner e mbajti gjithë shtatzëninë e saj të fshehtë dhe larg vëmendjes së medias. Ajo solli në jetë vajzën e saj të parë, Stormi, më 1 shkurt. Në një prej episodeve të “Keeping Up With The Kardashians”, Kris zbuloi një sekret në lidhje me lindjen e Stormi-t. Teksa ishte duke biseduar me Kim-in dhe Kourtney-n, kjo e fundit e pyeti të ëmën se si e kishte përballuar Kylie lindjen.

 640 0 5ba781371c889

“Ia doli për mrekulli. Thoshtë gjithë kohën se nuk po ndjente dhimbje. Kishte kontraktime, por nuk ndjente dhimbje dhe u çudita”, është shprehur Kris, e cila ka vazhduar të tregojë se ajo ka asistuar në lindjen e Stormit. “Kylie ishte e qetë dhe shumë e emocionuar. Unë asistova në lindje, unë e nxora Stormin”, -ka treguar e emocionuar ajo.Familja Kardashians njihet për dëshirën e madhe që ka për të pasur vëmendjen e mediave në çdo rast. Në vitin 2009, Kourtney solli në jetë djalin e saj Mason Disick dhe lindja jo vetëm që u filmua, por edhe u transmetua në KUWTK.